Shitësi nxjerr bostan në anë të rrugës per ti shitur por shikoni se si e gjen belaja nga tabela qe shkruante

Komisioneri për Mbrojtjen reagon për tabelën e një shitësi që ka nxjerr në anë të rrugës produktet e veta të stinës, dhe mbi disa prej tyre shkruan “Bostan për burra”.

Kjo foto sipas Komisionerit ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale dhe shitësi preket nga neni nr.3 i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Shënimi i Komisionerit dhe foto

Një foto në rrjetet sociale e shoqëruar me qindra komente ka nxjerrë në pah një shkak “diskriminimi gjinor në mallra dhe produkte”, që sanksionohet nga neni nr.3 i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Shitësi me dashje apo pa dashje, duke bërë diferencim gjinor në blerës është në shkelje të parimit të barazisë dhe nxit diskriminim. Institucioni i KMD vlerëson reagimin qytetar për ndjeshmërinë dhe dëshminë e rasteve diskriminuese.