Home TE NDRYSHME “Shërohu, se nuk po e shtyj dot më”/ I dashuri i shkon...

“Shërohu, se nuk po e shtyj dot më”/ I dashuri i shkon poshtë shtëpisë moderatores shqiptare

308
0

Një episod i veçantë sot në “Më thuaj një Dëshirë”, në Top Channel, kësaj herë jo vetëm për fëmijët, por mbi të gjitha për vetë moderatoren e programit, Fjoralba Ponarin.

Para pak ditëve, Fjoralba i njoftoi ndjekësit e saj në rrjetet sociale se ishte riinfektuar nga Covid-19, rreth 7 muaj pasi u infektua për herë të parë. Ndaj, fëmijët, familjarët, miqtë dhe i dashuri, i kanë bërë asaj sot surprizën më të madhe. Dy shoqet e saj, moderatoret Nevina Shtylla dhe Argjira Spanca, së bashku me tre fëmijë, kanë qenë surpriza e parë. Momente shumë emocionuese u përcollën me videomesazhet, por ajo që e përloti moderatoren ishte mesazhi që gjyshërit e saj i kishin dërguar.

Nevina dhe Argjira, zbuluan edhe një prej dëshirave më të mëdha të Fjoralbës; ajo është e dashuruar me koncertin e fundvitit të Vjenës, ndaj stafi i emisionit i solli poshtë ballkonit pak nga kjo atmosferë. Dy bileta në çift për ta ndjekur koncertin e ardhshëm nga afër dhe një mesazh emocionues dashurie në kohërat e Covid-19.

Për herë të parë në një dalje publike, i dashuri i moderatores, Francesco, e ka surprizuar atë me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë.

Fjoralba e ka mbajtur marrëdhënien e saj larg vëmendjes së kamerave, ndaj ka qenë një habi edhe për shoqet e saj prezenca e Francescos në program.

“Shërohu shpejt se nuk po shtyhet më kështu”, i ka thënë ai Fjoralbës, ndërsa ajo mes lotësh, i është përgjigjur; “Më ka marrë shumë malli!”
Pi pinte kafe, dy