Home SHENDETI Shenja që mund të keni alergji nga gluteni

Shenja që mund të keni alergji nga gluteni

101
0

Ndjeheni të lodhur dhe me dhimbje koke dhe sistemin juaj i tretjes duket sikur nuk funksionon. Ndoshta mund të keni edhe disa simptoma të tjera, si: skuqje të lëkurës, zbokth, ndjenjën se po veproni në mënyrë të depresionuar dhe të çorganizuar, ose jeni thjesht në mjegull. Dhe mbase po përpiqeni të mbeteni shtatzënë dhe nuk po mundeni, por nuk ia keni idenë pse.

Në këto raste ndoshta keni alergji ndaj glutenit edhe pse nuk e dini. Në të vërtetë janë pesë lloje të ndryshme të alergjive ndaj glutenit dhe secili lloj ka shenjat dhe simptomat e veta. Megjithatë, alergjitë ndaj glutenit përfshijnë problemet që përmendem më sipër: probleme të tretjes, probleme të lëkurës dhe probleme neurologjike.

Sigurisht, jo të gjithë që kanë këto simptoma kanë alergji nga gluteni, por ka mundësi që alergjia të jetë shkaku i problemeve. Nëse keni nëntë shenjat e mëposhtme: tretje jofunksionale, zbokth, kruarje apo skuqje të ashpërr të lëkurës, keni kokë të mjegulluar, dhimbje koke sikur iu godet diçka, shpim të trupit, mungesë vëmendjeje, depresion, ankth\ dhe nervozizëm apo sterilitet ose probleme me të mbeturin shtatzënë, atëherë me shumë gjasë mund të keni alergji nga gluteni dhe bëni mirë të kontrolloheni te mjeku, për këtë problem.