Shefi i kuzhinës Renato Mekolli qenka fejuar, ja cila është vajza që i ka marrë zemrën

Në tetor të vitit që lamë pas, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli pranoi se është në një lidhje dashurie.

Që nga ajo ditë, ai nuk ka zbuluar asgjë rreth partneres, por gjërat mes tyre janë mëse serioze. Mëngjesin e sotëm, Renato ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit.

Ai i ka propozuar për martesë të dashurës në Los Angeles, Kaliforni. Shefi i kuzhinës ka publikuar një foto ku shihet i ulur në gjunjë para njeriut të zemrës, me unazën në dorë.

Për herë të parë ai ka zbuluar dhe portretin e saj, ndonëse vetëm në profil.