Serialit ‘Doktori i Mrekullive’ i vjen fundi, ja si përfundoi seriali që theu rekorde

Seriali “Doktori i Mrekullive” ka transmetuar episodin e fundit në Turqi. Seriali i cili theu rekorde në shikueshmëri përfundoi me 64 episode, pasi aktori kryesor, Taner Olmez, i cili luante rolin e doktor Aliut vendosi të tërhiqej pasi ndihej i lodhur.

Seriali përfundoi me një dasmë, atë të Aliut dhe Nazllës, ku morën pjesë të gjithë personazhet.

Fundi kishte edhe disa surpriza të tjera që na mbetet t’i zbulojmë me episodet që do të transmetohen në TV Klan së shpejti.