Home TE NDRYSHME Rritje ekstreme e rasteve, mjekja na tregon çfarë duhet të bëni nëse...

Rritje ekstreme e rasteve, mjekja na tregon çfarë duhet të bëni nëse keni simptomat e Covid-19 dhe jeni ne shtepi

179
0

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.3 Tiranë, Bruna Shiroka ka folur ne emisionin “Historia ime” duke iu referuar numrit ne rritje te te infrktuarve dhe ka treguar se po pewrballen cdo dite me fluks pacentesh ku situata duket e renduar.

Ajo ka keshilluar te gjithe qe nese kane shenja duhet patjeter te flasin me mjekun e familjes per te marre me shume informacion. Madje ajp la thene se mjeku i familjes pasi merr informacion mbi rasin e dyshuar e kleshillon te karantinohet ne shtepi dhe te shmangi kontaktet me te tjeret duke mbajtur me shume higjienen personale dhe ruajtur distancimin apo te shmangi vendin e punes.

Me tej biseda mes tyre ka vazhduar, mjekja ka then c`duhet te ndodhi.
“Të njoftohet epidemiologu për të bërë tamponin nëse shihet e arsyeshme që shenjat që paraqet pacienti shkojnë drejt diagnozës së Co vid dhe vlerësohet terapia në bazë të moshës së pacientit, gravitetit të shfaqjes së shenjave të tij, prezencës ose jo të sëmundjeve bashkëshoqëruese, terapive bashkëshoqëruese që ka pacienti dhe riskeve për shkak të arsyeve shëndetësore, ekonomike dhe sociale që paraqet pozicioni i tij. Rekomandohet regjimi i shtratit, një ushqyerje e shëndetshme.”

Mirela Milori: Po kur ke pak temperaturë, 37-38, fillon darka, njerëzit kanë frikë, çfarë duhet të bëjnë?

Bruna Shiroka: Mjekimi është me mjekime suplemente dhe simptomatik që do të thotë nëse pacienti ka temperaturë duhet të përdorë Paracetamol, mund të përdorë në rast të dhimbjeve ekstreme të gjoksit apo të trupit antiflamatorë, por gjithmonë me rekomandimin e mjekut. Nëse ka kollë mund të përdoret një qetësues apo një shurup bimor për ta qetësuar dhe vlerësohet hap pas hapi java e parë, ku aktiviteti viral është i pasur dhe nuk kemi shpesh herë shfaqjen e infeksioneve sekondare apo komplikacioneve dhe kështu deri në vijim të shërimit të plotë.
Do të duhet apo jo për të bërë një konsultë me pleumologun apo për të bërë analiza, gjithçka vlerësohet nga pacienti dhe ecuria që bën sëmundja e tij. Pra është në monitorim periodik shumë ditor deri në një muaj me një pacient. ”

Shpresojme qe tashme virusit ti bjere fuqia e te ulet infektimi.