Home TE NDRYSHME Ritvani telefonoi policinë që të dorëzohej, çfarë ndodhi fill pasi vrau 8...

Ritvani telefonoi policinë që të dorëzohej, çfarë ndodhi fill pasi vrau 8 persona?

16
0

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me masakrën e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau tetë anëtarë të një familjeje. Sipas TV Klan, i riu nga Vlora tentoi të vetëdorëzohej në polici, pasi vrau kushërinjtë e familjarët.

Mirëpo, diçka e bëri që të ndryshonte mendje dhe të dorëhiqej nga ky mendim, pasi bëri një telefonatë në numrin 112. Për shkak të zonës në të cilën ndodhej, telefonata në numrin 112 u kap nga Policia e Fierit.

Ritvan Zykaj mësohet se i tha sallës operative për krimin që kishte kryer dhe kërkoi të vetëdorëzohej, por punonjësit e policisë së Fierit telefonuan sallën operative të Policisë së Vlorës për t’i kaluar telefonatën e 24-vjeçarit Zykaj.

Ky ka qenë momenti kur i riu ka mbyllur telefonin ka dhënë shpjegime.

Sipas të njëjtave burime, Zykaj nuk bëri tjetër tentativë për t’u lidhur me policinë dhe për t’u dorëzuar. Ai qëndroi në arrati për rreth 12 orë në një zonë me shkurre në periferi të Selenicës.