Rikthehet testimi i detyruar dhe KARANTINA, ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani:

Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me in cidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri)

duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga inf eksioni me C orona V irus SARS-Co V-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.

Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).

Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.