Rikthehen reshjet e shiut, ja sesi parashikohet moti gjatë kësaj jave në vendin tone

Dita e Hënë dhe e Martë pritet të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimatre.

Duke filluar nga dita e Mërkurë pritet një ndryshim i kushteve meteorologjike. Gradualisht mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të paqendrueshme.

Moti do të nisë më kthjellime por prej mesditës pritet të kemi shtim të vranësirave të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në veri reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.

Dita e Enjte parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme që në orët e para të 24-orëshit. Reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike, lokalisht reshje në formë breshëri.

Dita e Premte parashikohet të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës (përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave) fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Në fushën termike pritet rënie graduale e temperaturave.

Gjatë javës do të kemi parashikime më të specifikuara./ Sherbimi Meteorologjik Ushtarak