Rikthehen autorizimet nga sot për të lëvizur me makinë, ja si do të merren

Manastirliu deklaroi se të gjithë ata persona që do të lëvizin pas orës 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit për çështje pune, duhet të pajisjen me autorizim përmes shërbimit E-Albania se perndryshe do te gjobiten.

Dhe baret restorantet, lokalet e orëve të vona janë burimet më të mëdha të inf.eksioneve ndaj do mbyllen ne oren 10 te nates

Grupmoshat e të rinjve, nga statistikat, janë shkaktarë të përhapjes së virusit. Në këto mjedise ulet vigjilenca, në ambientet e brendshme maska nuk mbahet. Nuk respektohen protokollet e vena.

Ku e përhapin? Në shtëpi. Ua përcjellin gjyshërve, prindërve, që s’kanë të njëjtin imunitet. Zbatueshmëria e rregullave nuk ka qenë 100%. Kjo ndodh kudo. Kur vala e dytë e epidemisë ka përparuar më shpejt, i kanë marrë masat gradualisht, dhe ne kemi ndjekur të njëjtën rruge.