Rendohet situata te infektivi ja çfarë ndodhi 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi para pak çastesh se 24 orët e fundit u testuan 6113 njerëz dhe ndër ta u identifikuan 984 të infektuar me koronavirusin e ri Sars-Cov-2, raporton noa.al.

Në spitalin Covid1 humbën jetën katër persona.

Një ditë më parë ishin 895 raste të reja ndër 5901 testime dhe tre persona kane humbur jeten.

Të dhënat e plota

Në 24 orët e fundit janë kryer 6113 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 984 qytetarë, në këto bashki: 294 raste në Tiranë, 93 raste në Shkodër, 79 raste në Durrës, 49 raste në Berat, 37 raste në Vlorë, 34 raste në Lushnje, 31 raste në Lezhë, 26 raste në Krujë, 23 raste në Kurbin, 22 raste në Sarandë, 21 raste Pogradec, Elbasan, 20 raste në Fier, 18 raste në Korçë, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Kamëz, Kavajë, 14 raste në Gjirokastër, 13 raste në Dibër, 9 raste Vau i Dejës, Rrogozhinë, Divajkë, 8 raste në Vorë, Kuçovë, 7 raste në Përmet, Gramsh, 6 raste në Kukës, Shijak, Tepelenë, Kolonjë, Peqin, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Himarë, Devoll, Dimal, Belsh, 3 raste në Fushë- Arrëz, Has, Bulqizë, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Mat, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Konispol, Skrapar, 1 rast në Pukë, Libohovë, Kelcyrë, Maliq, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Nisur nga shtimi i rasteve COVID, në bazë të planit të MSHMS për përballimin e situatës, është hapur edhe spitali mbështetës COVID 3.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur me COVID19 katër qytetarë: Një qytetar 62 vjeç nga Durrësi, një qytetar 64 vjeç nga Lezha, një qytetar 69 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 72 vjeç nga Shkodra.

Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 984

Të shëruar në 24 orë 640

Të shtruar në spitale 106

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 6113

Testime totale 1,072,755

Raste pozitive 150,101

Raste të shëruara 135,961

Raste Aktive 11,628

Humbje jete 2,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4244

Shkodër 1927

Durrës 989

Vlorë 832

Fier 819

Lezhë 766

Elbasan 602

Berat 424

Gjirokastër 308

Korçë 304

Kukës 234

Dibër 179