Publikon faktet! Mjeku i njohur analizon shifrat e koronavirusit dhe ka nje mesazh per te gjithe

0
509

Diten e fundit shifrat e te infektuarve kane ndryshuar dhe gjendja eshte shqetesuese.

Por Mjeku Ilir Alimehmeti komenton shifrat alarmante të katër ditëve të fundit, ku pati një rritje të frikshme të numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, që arriti kulmin ditën e djeshme me 82 raste pozitive.

Mesazhi i plotë i mjekut:Katër ditë me shumë raste të reja pozitive për koronavirusin. Çfarë do të thotë? Në përgjithësi, po gjejmë më shumë raste por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike! Le t’i analizojmë me kujdes të gjitha shifrat miqtë e mi, të cilat ofrohen qartë nga autoritetet zyrtare

Raste të reja pozitive:

13 Qershor: 48 raste të reja (389 raste aktive) 14 Qershor: 57 raste të reja (441 raste aktive) 15 Qershor: 69 raste të reja (499 raste aktive) 16 Qershor: 82 raste të reja (571 raste aktive)

Testime:

13 Qershor: 270 testime (17.8% pozitive) 14 Qershor: 362 testime (15.7% pozitive) 15 Qershor: 319 testime (21.6% pozitive) 16 Qershor: 364 testime (22.5% pozitive)

Të shtruar në spital (përfshihen edhe shtrimet e lehta edhe shtrimet në intensiv):

13 Qershor: 52 të shtruar (13.4% e rasteve aktive) 14 Qershor: 47 të shtruar (10.7% e rasteve aktive) 15 Qershor: 50 të shtruar (10.0% e rasteve aktive) 16 Qershor: 50 të shtruar (8.8% e rasteve aktive)

Të shtruar në terapi intensive (përfshihen edhe pacientët e intubuar):

13 Qershor: 7 në terapi intensive (1.8% e rasteve aktive) 14 Qershor: 7 në terapi intensive (1.6% e rasteve aktive) 15 Qershor: 7 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive) 16 Qershor: 8 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)