Publikohet udhëzuesi i ri për rikthimin në shkolla ja cduhet te kene mesuesit dhe sanitaret

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar ditën e sotme të gjitha masat dhe rregullat që nxënësit duhet të kenë parasysh me nisjen e vitit të ri shkollor. Mbajtja e maskës është me detyrim për nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe atë të mesëm ndërkohë që për atë të ulët 9-vjeçar mbajtja e saj është me rekomandim dhe duhet të ruajnë distancën 1.5 metra me njëri-tjetrin. Ndërsa mësuesit duhet të jenë të gjithë të vaksinuar dhe afati i fundit është data 30 shtator. E njëjta gjë vlen edhe për sanitaret e shkollave dhe rojet të cilët duhet të jenë vaksinuar deri më 30 shtator, në të kundërt duhet të dorëzojnë dokumentin nga mjeku i familjes ku specifikohet arsyeja e mosvaksinimit.

Kujtojmë se nesër më 1 shtator fillon mësimi plotësues për vitin që nxënësit sapo kanë kaluar dhe ndjekja e këtij mësimi është me dëshirë. Ndërsa më datë 27 shtator nis zyrtarish procesi mësimor për vitin e ri shkollor 2021-2022.