Home SHENDETI Pse nuk duhet të blini asnjëherë mish të grirë të paketuar

Pse nuk duhet të blini asnjëherë mish të grirë të paketuar

8
0

Nga Shije.al
Nëse supermarketi juaj ka një banak ku shitet mish, nuk keni asnjë shfajësim që ta merrni mishin e grirë të paketuar (vetëm në rast se keni grirëse mishi në shtëpi).
“Nëse thjesht zgjini një pako me mish të grirë, po zgjidhni mundësinë më të keqe. Mishi mund të jetë nga kafshë jo prodhuese të qumështit, mund të ketë shtesa të tjera ose kasapi juaj mund t’ju ketë dhënë mbetjet e një ditë. Dhe të gjitha këto mund të ndikojnë në shijen e ushqimit dhe sigurinë e tij. Ndaj lërini mënjanë këto pikëpyetje dhe zgjidhni mishin që doni të grini.

Mos kini frikë nga yndyra
Lajmi i mirë është që zgjedhja e mishit për ta grirë, nuk mund të ishte më i lehtë se kaq. Një copë mish e përshtatshme është e përballueshme dhe falë 20 për qind yndyrë që ka, e bën perfekte sidomos për përgatitjen e qofteve. Gjatë pjekjes, yndyra shkrin duke i dhënë ushqimit aromë dhe shije perfekte. Ndaj mos merrni asnjëherë mish pa dhjamë kur të kërkoni herën tjetër mish për grirje.https://www.shije.al/article/4011/pse-nuk-duhet-te-blini-asnjehere-mish-te-grire-te-paketuar