Postimi i djalit të shoferit që ndërroj jetë në aksident: “Ah more babë…”

Në mesin e atyre qe kane humbur jeten është edhe njëri nga shoferët, Naser Sylmetaj i cili është nga Grecinë e Hasit, Komuna e Gjakovës.

Djali i shoferit tashmë të ndjerë, Adhurimi posa ka mësuar lajmin për humbjen e jetes e të atit, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

“Ah mar bab dhimta shum e madhe malli shum i madh at dit kur t kom qu te autobusi tkom perqaf po pak bre inshAllah Zoti ngjenet 😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭”

Mësohet se shoferi Sylëmetaj kishte drejtuar autobusin deri gjysmë ore para se të ndodhte aks.identit dhe pasi pushuan në një bar-kafe, drejtimin e mori një tjetër shofer, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ky i fundit, dyshohet se ka qenë i përgjumur në timon dhe ka humbur kontrollin, duke bërë që autobusi me 60 emigrantë nga Kosova të dalë jashtë autostradës.

Në autobusin e aks.identuar me targa të Kosovës, ndodheshin 67 pasagjerë, 10 prej të cilëve humbën jetën ndërsa 45 të tjerë janë lën.duar, 8 prej të cilëve sipas kreut të Emergjencave Civile Damir Trut janë në gjendje të rëndë.