Home SHENDETI Pogaçe me miell misri

Pogaçe me miell misri

6
0

Përbërësit

1 gotë vaj
1 gotë të çajit gjalpë
1 vezë
1 gotë jogurt
2 lugë të gjellës sheqer
2 lugë kripë
1 Pluhur pjekje
1 vanilje
1 maje
2 gota miell misri
PËRBËRËSIT E BRENDSHËM
djathë

Pogaçe me miell misri
Hapat

1
Të gjithë përbërësit i përziejmë në një enë, e përfitojmë një brumë të butë të cilën e lëmë në pritje rreth 15 minuta.

2
Nga brumi fillojmë të ndajmë copa të vogla, secilës pogaçe ia vendosim djathin dhe ia japim formën e rrumbullakët.

3
Secilën pogaçe e shtypim me pirun dhe e lyejmë me të kuqët e vezës.

4
Pogaçet i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 15 minuta.

5
Ju bëftë mirë!