Po merret vendimi avokati tregon se kujt i takon fëmija 12 muajsh

Familja e Caroline Crouch, 20-vjeçares britanike e cila humbi jeten nga i shoqi 32-vjeçar në Greqi, pritet të marrë kujdestarinë e fëmijës së çiftit.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i familjes së 20-vjeçares për mediat greke Thanassis Harmanis.

Sipas tij, ambienti familjar i Caroline është më i përshtatshëm për rritjen e fëmijës, të paktën gjatë viteve të para. “Ai ma mori fëmijën, nëse unë humbas dhe mbesën time, do ishte një humbje e madhe për ne” – ka deklaruar nga ana tjetër nëna e Caroline.

Gjithashtu avokati tha se do të ketë një bashkëbisedim mes dy familjeve dhe nëse ata do të bien dakord për kujdestarinë e fëmijës, ky propozim do t’i paraqitet prokurorit të çështjes.