Home PSIKOLOGJI Po bën xhiron e botës/ Letra e një nëne e cila do...

Po bën xhiron e botës/ Letra e një nëne e cila do t’ju emocionojë jashtëzakonisht shumë

115
0

E dashur Botë,

Djali im sot niset për në shkollë. Për të është një gjë e re dhe e pazakontë. Do të kisha dashur që ti, të jesh e butë me të.

Ta dish, deri tani ai ka qenë kryesori në shtëpi. Ishte “zot” në oborrin e vet. Unë gjithmonë kam qenë aty pranë tij, për t’i parë lëndimet dhe për ta ngushëlluar.

Por tani gjërat do të ndryshojnë.

Në mëngjes ai do të zbresë shkallëve dhe do të ma bëjë me dorë në shenjë përshëndetjeje. Do të niset në aventurën e madhe në të cilën me siguri do të ketë edhe luftëra, edhe tragjedi, edhe pikëllim.

Që të jetojë në botën në të cilën është i detyruar të jetojë, do të ketë nevojë për besim, dashuri dhe guxim.

Prandaj, o Botë, do të kisha dashur ta marrësh disi dorën e tij të njomë dhe ta mësosh për gjërat të cilat duhet t’i dijë.

Mësoje – po me të mirë, nëse ke mundësi.

Mësoje se nga çdo maskara vjen nga një hero, se në çdo politikan vjen një prijës i cili me gjithë shpirt i është përkushtuar punës së vet, se në çdo armik vjen edhe një mik.

Mësoje për gjërat e mrekullueshme që i ofrojnë librat.

Jepi mundësi që në paqe dhe në qetësi të mendojë për misterin e përjetshëm të zogjve në qiell, të bletëve në diell dhe luleve në bregoren e blertë.

Mësoje se shumë më e ndershme është ta përjetojë disfatën se sa të mashtrojë.

Mësoje t’iu besojë ideve të veta, madje edhe kur të gjithë të tjerët i thonë se s’vlejnë për asgjë.

Mësoje që muskujt dhe trurin t’i shesë sa më shtrenjtë që të jetë e mundur, por asnjëherë mos t’i caktojë çmim zemrës dhe shpirtit të tij.

Mësoje t’i mbyllë veshët para turmës që ulërin…, por të qëndrojë i vendosur në këmbë e me kokën lart dhe të luftojë nëse mendon se ka të drejtë.

Mësoje me butësi, o Botë, por mos e llasto për shkak se çeliku i mirë kalitet vetëm në zjarr.

Kjo është kërkesë e madhe, o Botë, po shiko se çfarë mund të bësh. Ai është një njeri i vogël aq i dashur, sa s’ta merr mendja.