Pas termetit diten e djeshme ne Turqi autoritet lajmerojne per tsunami

Dy tërmete radhazi me magnitudë 6.4 dhe 5.8 kanë goditur Hatay, Turqi. Pas tërmeteve, agjencia turke e fatkeqësive (AFAD) paralajmëroi për rrezikun e rritjes së nivelit të detit. Në deklaratën paralajmëruese nga AFAD thuhet:

Pas tërmeteve me magnitudë 6.4 dhe 5.8 në Hatay, ekipet tona përkatëse janë në gatishmëri dhe u përgjigjen me shpejtësi njoftimeve të ardhura. Është e rëndësishme që qytetarët tanë të qëndrojnë larg vijës bregdetare si masë paraprake ndaj rrezikut të rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm.

Një paralajmërim i tillë për cunami ka ardhur edhe nga Guvernatori i Mersinit. Zyra e Guvernatorit të Mersinit tha në një deklaratë në rrjetet sociale:

Qytetarët tanë janë të lutur të qëndrojnë larg bregut të detit.