Pas dështimit në “Eurovision”, Ronela Hajati merr vendimin e papritur

Pas eksperiencës dhe pjesëmarrjes në Eurovision, Ronela Hajati i është rikthyer angazhimeve të tjera profesionale.

Këngëtarja ka postuar së fundmi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram përmes të cilave ka treguar se është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Ronela shihet në një studio e veshur me një këmishë dhe bluzë të bardhë të cilën e përshtati me xhinse dhe atlete, ndërsa thotë se e pret shumë punë përpara.

“Do të punoj kaq shumë këtë vit, saqë kur të jem me pushime, do ta hedh telefonin në fund të oqeanit”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, rikujtojmë që Ronela ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision këtë vit me këngën “Sekret”.

Artistja e njohur pavarësisht performancës elektrizues që dha në skenë nuk arriti të kaloi në finale e madhe të festivalit.