OBSH jep alarmin: Prisni valën e tretë të Covid-19!

I dërguari special i OBSH-së për COVID-19 kritikoi reagimin e Evropës ndaj pandemisë së koronavirusit duke thënë se vendet nuk arritën të përfitonin nga qetësimi i rasteve në verë për t’u përgatitur për valën tjetër.

David Nabarro, I dërguari special i OBSh-së (OBSH) për COVID-19,tha gjate fjales se tij në Zvicër se Evropa ka të ngjarë të shohë një valë të tretë të pandemisë COVID-19 në fillimin e vitit 2021 përpara se të mbërrijë vaksina.

“Ata e humbën ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë muajve të verës pasi vunë valën e parë nën kontroll”, tha Nabarro. “Tani jemi në valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm.”
Një problem i madh, sipas Nabarros, është se shumë pak vendimmarrës politikë e kanë kuptuar që virusi po përhapet në mënyrë eksponenciale më tepër se aritmetike.

Ketu ai kritikoi Evropen duke qene se ajo mund te kishte mesuar shume nga vendet aziatike, ku per me teper numrat janë relativisht të ulët sepse “njerëzit janë plotësisht të angazhuar, ata përshtasin sjellje që e bëjnë të vështirë për virusin”, tha Nabarro.

“Mbajnë distancën e tyre, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe sipërfaqet. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara.”

Por Nabarro e vleresoi shume komunikimin midis autoriteteve në Azi dhe Evropë.

“Ata thjesht kanë një mesazh: Nëse duam që ekonomia jonë të jetë e fortë dhe që ne të mbajmë liritë tona, të gjithë duhet t’i përmbahemi disa gjërave themelore.”