Home TE NDRYSHME “Nuk shkoj më kurrë në Gjermani, edhe botën të ma japin falas”/...

“Nuk shkoj më kurrë në Gjermani, edhe botën të ma japin falas”/ Rrëfimi i forte i punonjësve sezonalë..

0
0

Te gjithe duan te ikin ne Gjermani per nje jete te re por ka dhe qe nuk ja dalin sepse emigrimi do te kesh nje zanat te mire dhe me pas te emigrosh nese ti je njeri pa zanat do te kesh nje emigrim te veshtir.

Ja se si shprehte nje i re:“Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!” Mariana Costea ka punuar në një fermë bavareze dy muaj. Më gjatë nuk ka mundur të durojë, për shkak të orëve të tepërta të punës, kushteve të rënda, vendbanimeve të papastërta, mungesës së masave për mbrojtje nga virusi Corona.

“Unë nuk e kam pranuar që me një dhomë të flejmë tetë persona, që një banjo të përdorim tetë vetë dhe që 30 persona të përdorin një kuzhinë”, thotë rumunja në bisedë me Deutsche Wellen, në reportazhin “Skandali me sistem”.

Me një minibus me tetë ulëse futeshin nga 14 apo 15 persona dhe dërgoheshin në fusha për të punuar. Në mbrëmje ktheheshin në vendbanime, shpjegon ajo. Mbrojtja nga Corona në Gjermani duket ndryshe, e kjo duhet të vlejë edhe për punonjësit evropianolindorë.

Shumica e punonjësve paguhet jo me orë por me sasinë e punës. E kjo punë nuk mund të bëhet brenda tetë orësh. Një sistem për eksploatim, thotë Alex B. Kush e kundërshton këtë, do të largohen shpejt nga puna. Për këto vende pune nuk vlejnë rregullat e punës si në Gjermani.