Nuk pipëtin asnjë/ Në këtë qytet të botës jetojnë vetëm 2 persona

A e dini se ekzistonte një qytet në qendër të botës? Për më tepër, e dini se ka një popullsi prej vetëm dy qytetarësh?

Një klip rrëqethës që është publikuar në TikTok tregon një çift që shëtit në qytetin Felicity, California, me titullin: A keni qenë në qendër të universit? Dhe shoqëruar me efektet e frikshme të Halloween. Videoja detajon udhëtimin e tyre në qytetin që pretendohet nga themeluesit e tij, dhe banorët e vetëm, të jetë qendra e botës.

Ekziston edhe një kishë, me një varrezë prapa saj. Çuditë e tjera gjithashtu përfshijnë një labirint dhe një shkallë që nuk shkon askund.

Themeluesi dhe kryetari i qytetit është Jacques-André Istel, së bashku me gruan e tij Felicia, ata janë banorët e vetëm të qytetit.

Shumë prej jush mund të mendojnë se është e pamundur që njerëzit të shkojnë në qendër të botës, por gjithçka varet nga mënyra se si e gjykoni atë.