Nuk ndalet as pas 11 fëmijëve, 36-vjeçarja në SHBA: Dua edhe tre të tjerë!

Brenda 10 viteve ajo lindi 10 fëmijë dhe tani ka 11, kurse qëllimi i saj është të bëjë 14. Courtney Rogers 36-vjeçe, e cila jeton në Santa Fe në New Mexico të SHBA, u martua me burrin pastor, Chris, 32-vjeç, në tetor 2008.

Para martesës së saj nuk kishte pasur marrëdhënie seksuale dhe nëntorin e kaluar çifti mirëpriti fëmijën e 11-të. Tani çifti kanë 6 djem dhe 5 vajza.

Courtneyu takua me Chris përmes miqve të përbashkët në një kamp në vitin 2007. Ajo nuk ka qenë shtatzënë për më shumë se 9 muaj, që kur u martua me burrin e saj.

Vakti familjar kushton 1,200 dollarë në muaj dhe fëmijët marrin arsimimin në shtëpi. Ata kanë një fugon 15 me vende, me të cilin mund të lëvizin, por përsëri duan ta shtojnë familjen.

“Ne duam të bëjmë më shumë nëse mundemi. Ne duam të kemi 12 fëmijë, madje një familje me 14 vetë”, thotë Courtney.

Çifti thotë se ata e duan mësimin e fëmijëve në fermën e tyre, ndërsa nëna pranon se ajo merr kritika nga të huajt pse ka pasur kaq shumë fëmijë në një kohë kaq të shkurtër.

“Njerëzit që pyesin se si mund t’i kushtoj vëmendje të mjaftueshme të gjithë fëmijëve të mi janë zakonisht ata që i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla. Unë nuk e kuptoj logjikën e tyre, kur jam me fëmijët 24 orë në ditë” thotë 36-vjeçarja.