”Nuk e ka atë makinë pse doli ashtu me një gjë që se ka tijën”/ Robert Aliaj degjeneron djalin

Robert Aliaj nuk zotëron një Ferrari dhe nuk i ka qejf ndaj jo më kot ishte kundër formës si u prezantua i biri në “Love Story”.

Kristi, i cili ka studiuar për shkena politike dhe arte vizuale në Bruksel dhe ka pasion parfumet, zgjodhi të prezantohet në puntatën e parë me një Ferrari. Sipas Robertit, familja e tij i përket shtresës së mesme dhe nuk kanë Ferrari, ndaj prezantimi i Kristit iu duk e pavend.

“Ç’e kishe atë Ferrari?! Jam neveritur nga ajo që pashë! Më erdhi zor nga ajo që pashë” u shpreh ai me tone të ashpra.

Roberti i sugjeroi që do të ishte lumturuar nëse i biri do të ishte prezantuar me biçikletë. Nga ana tjetër, Kristi u shpreh i penduar dhe theksoi se ia kishin propozuar dhe nuk e kishte menduar gjatë.