Home TE NDRYSHME Një lajm shumë i bukur jepet nga shqiptarët nga Ardit Gjebrea/ Do...

Një lajm shumë i bukur jepet nga shqiptarët nga Ardit Gjebrea/ Do duhet të prisini pak por do ia vlejë

155
0

Në postimet e fundit në ‘Instastory’, këngëtarja e njohur, Orgesa Zaimi ka treguar se do të jetë edhe këtë vit pjesëmarrëse e festivalit të përvitshëm të muzikës ‘Kënga Magjike’.

Menjëherë pas këtij postimi, drejtuesi i festivalit, moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka zbuluar datën në të cilën do të rikthehet këtë vit ‘Kënga Magjike’.

“Në 21 mars 2021 fillojmë tek @edielashqiptare dhe në 29 maj përfundojmë finale”, ka shkruar Arditi krah postimit ku ka pohuar se mezi po e pret Orgesën dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij viti.

Kujtojmë se vitin e kaluar Orgesa mori pjesë me këngën ‘Verën ku ma le’, një punim artistik i Aida Barakut dhe Armen Rexhepagiqit e u kthye menjëherë në hit.