Home TE NDRYSHME Nga e shtuna do hapim kufirin me Italinë e Greqinë, ja kush...

Nga e shtuna do hapim kufirin me Italinë e Greqinë, ja kush lejohet.Video

417
0

Lajmet te mira vijne nga Ministri i Shtetit për Diasporën se nga e shtuna e në vazhdim parashikohet të ketë një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjeve të kufizuara sidomos me Italinë e Greqinë. “Por mos kujtoni se gjërat janë të thjeshta”

Pandeli Majko eshte shprehur se: “Deri në mbrëmjen e ditës së hënë janë kryer 9 fluturime dhe riatdhesuar 549 shqiptarë ndërsa janë larguar 279 qytetarë. Mendoj se situata në vazhdim do të jetë më e liberalizuar por duhet të nënvizoj se situata nuk është në duart e politikës por të mjekëve dhe specialistëve të fushës dhe nuk mund të bësh kompententin. Në kushtet e një situate të pazakontë rregullat e pazakonta nuk janë çudi.”

Si ka qenë bashkëpunimi me ambasadat?

Pandeli Majko: Trupi diplomatik është për tu falenderuar duke pasur parasysh numrin që kanë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

Sot që flasim në ministrinë e Jashtme është krijuar njësia e emegjencës. Kërkoj mirëkuptimin e kujtdo që nuk i hapet telefoni në një moment të caktuar. Jemi në një gjëndje të pazakonte

Mendoj nga e shtuna dhe në vazhdim me një parashikim timin, por theksoj janë mjeket ata që do të venedosin, do të kemi një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjeve të kufizuar sidomos me Italine e Greqinë që i kemi vendet fqinje. Por mos kujtoni se gjërat janë të thjeshta. Te dielen pata një mbledhje me keshillin e koordinimit te diaspores.

Shpresojm qe te behet me mire ne ditet ne vazhdim

Video