Home TE NDRYSHME Nga data 31 gusht fillojne masat e reja ne Greqi.Ja oraret qe...

Nga data 31 gusht fillojne masat e reja ne Greqi.Ja oraret qe ndalohet levizja`

651
0

Tashme Greqia po fillon te mbyllet serisht dhe te perdor masa te reja kunder koronavirusit.

Ministri i Brendshëm ne Greqi përmes një postimi në Twitter thote se qeveria greke do të ofrojë 5.2 milion euro për të gjitha bashkite në Greqi, në mënyrë që maskat të përdoren nga të gjithë qytetarët pa paguar për to.

Po ashtu, sipas aktit të ri normative i cili është parashikuar që të hyjë në fuqi më 31 gusht, ndalohet qarkullimi nga ora 00.00 deri në 07.00 në 20 zona të vendit, përfshirë Athinën, Kretën, Selanikun, Larisan, Korfuzin, Mikonos, etj.

Përveç hapjes së shkollave jane marrë masa shtesë edhe për frenimin e përhapjes së Covid-19 në këto institucione .

Duke nisur nga shtatori mësimi do në zhvillohet me një numër të reduktuar nxënësish duke garantuar distancën fizike prej 1.5 meter.

Akti parashikon edhe ndalimin e marrjes pjesë të më shumë se 50 personave në ceremoni si dasma apo grumbullime të tjera. Në rast shkeljeje, gjobat parashikohen të nisin nga 3 deri më 5 mijë euro. Deri më tani janë shënuar në total 238 viktima dhe 8.138 të infektuar.