Home TE NDRYSHME Nëse edhe ju keni fëmijë, Lira Gjika ka një mesazh që duhet...

Nëse edhe ju keni fëmijë, Lira Gjika ka një mesazh që duhet ta lexoni patjeter, do t’ju lërë pa frymë…

186
0

Nje shkrim nga Lira Gjika.
Gjyshja e mirë fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën dhe nuk zëvendëson nënën por e siguron fëmjijën se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë sepse beson tek gjyshja. Mirë do të ishte që gjyshja ti shpjegonte fëmijës se ashtu si ai, fëmija, ka nënë edhe nëna me babain e tij (gjyshen)

Ajo e falenderon fëmijën, që ai pranon të rrijë me atë, falenderon edhe nënën e fëmijës që ka zgjedhur atë dhe i ka besuar fëmijën e saj.

Realiteti ynë është i dhimbshëm. Gjyshet ashtu siç kanë sakrifikuar për fëmijët e tyre vazhdojnë që të sakrifikojnë dhe për nipërit, por kjo nuk është më e mira që mund të bëjë një gjyshe, ti mund te shijosh gëzimin tek syte e femijeve.

Gjyshe, e para ti duhet te jesh mirënjohëse dhe te ndjehesh e nderuar që nëna e fëmijës ta beson ty fëmijën e saj, qoftë kjo edhe vajza jote, ndaj shihe si vlerësim dhe respekt të thellë. Të ka besuar fëmijën po edhe ti nuk mund të bësh me atë fëmijë si do ti e ashtu si di ti. Ti do të diskutosh gjithmonë me nënën dhe babën e fëmijës për çdo problem.

Gjyshe ju keni dashuri pa fund por mos e keqpërdorni sepse tashme eshtë radha të jeni gjyshe e te shijoni kete etape. Është shumë gje e bukur kur fëmija i vogël të thërret nëna, kur të buzëqesh e kur të zgjat dorën. Këto janë dhurata nga Zoti. Nuk ekzistojnë dhurata më të vërteta se këto. Ndaj mos i çoni dëm, mos i keqpërdorni!