Home SHENDETI Nëna abortoi fëmijën. Ja çfarë zbuloi ajo!

Nëna abortoi fëmijën. Ja çfarë zbuloi ajo!

7
0

Një nënë e re vendosi që të ndërpresë shtatzëninë e saj pasi konstatoi se ajo mbante një fetus ‘sirene’ në bark.

Nëna 23-vjeçare, Wu, ishte 6 muajsh shtatzënë, kur u ekzaminua nga mjeku Yichang City, në provincën Hubei, të Kinës qendrore.

Ekoja e Wu, tregoi se fëmija i saj i palindur, nuk kishte dy këmbë, por në vend të tyre kishte një “bisht”, që rritej. Mjekët e spitalit i thanë Wu, se fetusi po vuante nga një gjendje e njohur si sirenomelia, ose sindroma ‘Mermaid’, një deformim i rrallë tek këmbët, të cilat janë të bashkuar dhe kanë pamje e bishtit të sirenës.

Pavarësisht se këtë fetus, Wu e mbante në bark për një gjysmë viti, vendosi që të ndërpresë shtatzëninë, pasi mjekët i thanë se fëmija do të mund të jetonte vetëm për pak orë pas lindjes. Shkaku i sindromës ‘Mermaid”, mbetet ende një mister për mjekësinë dhe ajo ndodh 1 në çdo 100 mijë shtazani.

Shiloh Pepin, një amerikane e quajtur ‘Vajza Mermaid’, është një nga rastet e sirenomelisë, më mirë të dokumentuara deri më tani në botë. Pavarësisht se ka bërë rreth 150 operacione gjatë jetës së saj të shkurtër, ajo ndërroi jetë në vitin 2009, kur ishte vetëm 10 vjeçe./fax.al