“Në spital isha si në turizëm, më lusnin infermierët cfare do te pishë…’, befason pacientja e prekur nga Covid

Nënë Mariana eshte kthyer në shtëpi diten e sotme e shëruar nga Covid19. Lumturia e saj është e madhe dhe falënderimet për stafin mjekësor nuk kanë të mbaruar, që siç thotë ajo, e kthyen për herë të dytë në jetë.

“Filloi temperatura pas 3-4 ditësh të më rritej prapë deri 39, atëherë u detyrova bëra skanerin e dytë, aty mjeku më tha që isha përkeqësuar shumë dhe telefonova 127 e më shtruan në spital, më bënë kontrollet e analizat, procedurën që bëhet për covid, pastaj më shtruan në pavion.

Me ato djem e vajza infermierë që të shërbejnë pa hesap, të ndërrojnë, ushqejnë, shoqërojnë me mjekim special, duke të parë serumet, ushqimi special, pastërtia s’di çtë të them, të vinin carcafët të hekurosur e palosur, uji, se kam dëgjuar që thonë në rrjetet sociale si janë kushtet në spital
është turp, jemi si në turizëm, të të lutet infermieri duhet të pish ujë, një shërbim i përkryer.

Skaneri i tretë që bëra më doli shumë mirë megjithatë doktoresha tha se ka punë, do vazhdojë trajtimi, por më iku pjesa më e keqe, më shpëtuan jetën.
Jam shumë e gezuar. Kam qarë, unë, vajza, babi, jemi të lumtur e them o Zot i madh për këta njerëz s’kam fjalë për t’i falenderuar, më erdhi jeta për herë të dytë”.