Home TE NDRYSHME ‘Ndodhi çu dia’ Mjeku i njohur akuza te renda per komitetin e...

‘Ndodhi çu dia’ Mjeku i njohur akuza te renda per komitetin e eksperteve, po fshehin..

116
0

Shkruan Erion Dasho: I MIRI, I KEQI, I ÇUDITSHMI!!!

Komunikimi i rasteve të sotme me COVID i vendos vulën e pabesueshmërisë shifrave tona zyrtare!

Në momentin kur grafiku nisi t’i ngjante një kurbe dhe sot shpresohej sheshimi i saj (rasti më i mirë) ose i frikësoheshim një rritje të mëtejshme (rasti më i keq), ndodhi çudia: rastet pothuajse u përgjysmuan në raport me ditë e djeshme.

Kjo situatë tregon se megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj, komiteti i “ekspertëve” nuk ka arritur të zbatojë një sistem testimi sado pak efikas apo një sistem survejance epidemiologjike sado pak të besueshëm.

Që prej datës 18 maj, në Shqipëri është duke ndodhur transmetimi i papenguar i COVID dhe pritshmëria është që kurba ditore e rasteve t’i nënshtrohet ligjësive të normalitetit.

Rikthimi i grafikut me formën e çuditshme të sharrës me dhëmbë të thyer, i vendos përgjigjes shqiptare ndaj COVID vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit.

PAK BESUESHMËRI DHE SERIOZITET JU LUTEM!

PO HUMBISNI RESPEKTIN DHE VËMENDJEN E QYTETARIT!

PO E LINI VENDIN NË DORËN E TEKAVE TË VIRUSIT!