Home TE NDRYSHME Mosha ideale midis cifteve/ Ja sa vite diference duhet te ken ciftet...

Mosha ideale midis cifteve/ Ja sa vite diference duhet te ken ciftet qe te jeni te lumtur gjithmone

284
0

Nese cifti eshte nga 1 deri në 3 vjet

Je në zonën e sigurt dhe nuk ke asnjë problem. Kjo diferencë moshe mund të përbëjë një problem vetëm nëse je 18 vjeç. Atëherë ai mund të shikojë te ty një “pushtim” të vështirë dhe një arsye më tepër mburrjeje përpara shokëve. Kështu janë meshkujt: shpirti konkurrues është më i fortë se çdo gjë tjetër, dhe në atë moshë ata janë mjaft të frustruar nga refuzimet e vazhdueshme të vajzave, të cilat preferojnë djemtë më të mëdhenj në moshë.

Nese cifti eshte nga 4-6 vjet

A ka një diferencë midis variantit të parë dhe të dytë? Sigurisht që ka. Dhe rreziqet që kërcënojnë marrëdhënien tuaj janë më shumë të brendshme sesa të jashtme. Kjo diferencë moshe midis jush është mjaft e vogël për të lejuar instalimin e një marrëdhënieje, e cila ngjason më tepër me miqësinë, dhe këtu hyn shpirti konkurrues për të cilin folëm më lart. Në rastin kur kompetenca dhe aftësitë tuaja profesionale janë pothuajse të barabarta, këto vite që ti ke më shumë do të të ndihmojnë të jesh gjithmonë një hap përpara tij.

Burrat ende respektojnë një model konservator, nga i cili kërkojnë që të jetë ai që sjell më shumë të ardhura midis partnerëve në shtëpi dhe pajtohen me mjaft vështirësi me faktin që partnerja e tyre është më e suksesshme në karrierë se ata. Nëse ndodh që të punoni në të njëjtin profil, gjërat janë akoma më të rënda. Nëse punoni për të njëjtat kompani, ose ndaheni, ose ndryshoni vendin e punës. Nuk mund të mohohet se çdo rregull, ka edhe përjashtimet e veta.

Nese cifti eshte nga 7-12 vjet

Gabimi më i madh që mund të bësh në këtë rast është, të presësh që ai të të dashurojë me njëfarë kompleksi edipian. Të kërkojë nga ty përkujdesen e nënës, me të cilën ka qenë mjaft i lidhur ose histori të tjera të ngjashme. Zakonisht, këto lloj marrëdhëniesh lindin kur ai është mjaft i ri (20-30 vjeç), dhe në këtë rast ajo që e ka bërë për vete mund të jetë fakti që i ke inspiruar një vetëbesim, të cilin nuk e ka gjetur tek femrat e tjera. Është tipi i dashuruar nga një femër e matur, e vendosur, me plot besim në vetvete, e çliruar nga komplekset dhe paqartësitë, një partnere me të cilën mund të bazohesh në çdo moment. Ki kujdes të ruash imazhin tënd. Kujdesu për këtë marrëdhënie çdo ditë.

Nese cifti eshte nga 12 vjet

S’keni çfarë të bëni. Marrëdhënia juaj i shpëton përfundimisht botëkuptimit të zakonshëm. Dhe njerëzit kur nuk kuptojnë diçka, ose e dënojnë dhe duan ta shkatërrojnë, ose thërrasin perënditë në ndihmë, duke u larguar nga ty dhe nga fenomeni që ti mbart. Fatmirësisht, këto marrëdhënie kanë në themel gjëra shumë të thella, që kalojnë mbi një tërheqje të thjeshtë fizike. Bëhet fjalë për bashkësi më tepër shpirtërore, të konsoliduar nga idetë e ndara së bashku dhe një komunikim intelektual i jashtëzakonshëm, të cilat tejkalojnë kënaqësitë që i jep marrëdhënia fizike.