Ministrja Kushi del me urgjencë dhe jep njoftimin për të gjithë nxënësit e klasave të 1 dhe të 10-ta….

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë pak më parë njoftimin për të gjithë nxënësit e klasave të 1 dhe të 10 se regjistrimi do të bëhet online dhe portali E-Albania do të rihapet mes datave 15-30 gusht.

“Rihapet portali e-Albania për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta

Një nga risitë më pozitive për vitin e ri shkollor 2021-2022 është regjistrimi online i nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta nëpërmjet portalit e-Albania, ku prindërit e plotësojnë formularin në vetëm 1 minutë, pa pasur nevojë të mbledhin dokumentacionin nga institucione të ndryshme, pasi tashmë këtë gjë e bëjnë vetë shkollat. ✔

Nisur nga shqetësimet e përcjella nga institucionet tona arsimore, prindërit dhe nxënësit, lidhur me pamundësinë në disa raste të regjistrimit për arsye teknike, apo tejkalimit të afateve të përcaktuara, po punojmë ngushtësisht me strukturat tona dhe me AKSHI-n për përmbushjen me sukses të procedurave.

Konkretisht, 👉 në periudhën 15 – 30 gusht do të rihapet portali e-Albania për regjistrimin e nxënësve, duke u dhënë mundësi prindërve të bëjnë kërkesën, si dhe të parashtrojnë arsyen e regjistrimit në shkollën jashtë qendrës së banimit.👍

Në rastet kur shkollat kanë kapacitete të mjaftueshme, mund të regjistrojnë edhe nxënës jashtë zonës së banimit, pas miratimit nga ZVA-të përkatëse mbi bazën e arsyeve të legjitimuara.

Shkolla duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve pas kërkesës për regjistrim. Në rast refuzimi, të interesuarit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit në shkollën ku u takon regjistrimi.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe përshtatjen në një kohë shumë të shpejtë me procedurat e reja.

Suksese! 😊”, shkruan Kushi.