Mevlanin ia mori Ledjana/ Antonela s’del pa gjë nga Përputhen: Ja emisioni që do prezantojë ne kete televizion

“Për’puthen” duket se ka hapur dyer të tjera për ish-konkurrentët ndonëse është një program dashurie. Një prej tyre është edhe ndër vajzat më të përfolura të këtij viti, Antonela Berisha, e cila ndonëse nuk gjeti dot njeriun e zemrës, i janë ofruar shumë mundësi të tjera.

Pas përfundimit të “Për’puthen”, ajo do bëhet pjesë e emisionit sportiv “Top Arena”, që transmetohet në ekranin e “Top Channel” dhe do i dedikohet kampionatit europian.

Ky emision rikthehet në ekran nga 11 qershori deri 11 korrik çdo natë në orën 22:00. Antonela do jetë krah Ed Manushit, Alesia Bamit, Redi Jupit dhe Lorenco Jeminit.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Top Channel ku është publikuar edhe spoti i emisionit. Ish-konkurrentja shfaqet në videon prezantuese, teksa Manushi premton surpriza.