Metereologia Porja tregon si do ndryshoj moti te marten dhe si do mbyllet Janari

0
70

Problematikat e përmbytjeve dhe bllokimet e për shkak të dëborës do të vijojnë të jenë present për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Sipas sinoptikanëve, fillimi i kësaj jave dhe sidomos dita e Hënë do sjell reshje shiu me intesitet të lartë në gjithë vendin.

“Kanë nisur sërish reshjet e shiut. Në fakt nëse do të bënim një përditësim do thosha se sot është dita e fundit e kësaj jave që ka reshje me këtë intensitet. Reshjet do jenë kryesisht me intensitete mesatare lokalisht intensive të përqendruara në ultësirën perëndimore që nga Shkodra, Lezha, Tirana dhe gjithë jugu, kryesisht qarku i Vlorës do të marrë një tjetër sasi reshjesh pasi do ketë herë pas here prezente.”

Reshjet do të vijojnë të pakësohen duke nisur nga dita e martë.

“Ka një përmirësim të dukshëm të motit nga dita e nesërme ku reshjet do të izolohen vetëm në zonat malore.”

Temperaturat minimale do të zbresin në – 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nuk do të shkojnë më shumë se 10 gradë.

“Duhet të theksoj që gjatë ditës së sotme gjithë shtrirja lindore do të ketë reshje dëbore, sidomos fshatrat. Nga e marta deri të premten do të ketë sasi reshjesh të pakta dhe mëngjeset e ftohta do të na shoqërojnë të paktën deri në përfundim të këtij muaji.”

Deri në fund të muajit janar moti do të jetë në këto kushte, reshje të pakta shiu por temperature të ulta duke sjell reshje dëbore kryesosht në zonat malore.