Mëngjesi që shkrin yndyrën në bark dhe ul nivelin e kolesterolit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm sepse ju ndihmon të keni energji gjatë gjithë ditës për të kryer çdo punë apo veprimtari. Por, nëse po kërkoni të konsumoni në mëngjes pa ju shkaktuar dhimbje barku apo yndyrë, atëherë ne kemi një zgjidhje ideale.

Ideja është që ju të hani ushqime të cilat minimizojnë nivelin e glukozës, reduktojnë kolesterolin dhe për më tepër shkrijnë yndyrën e akumuluar rreth barkut. Kështu, niseni ditën me këtë mëngjes të shëndetshëm që ju jep plot energji, që ka në përbërjen e saj kryesisht bollgur dhe fara chia.

Bollguri është një burim i shkëlqyer i fibrave, dhe rekomandohet të merret çdo ditë. Ai mund të përmirsojë shëndetin tuaj duke ulur nivelin e kolesterolit të keq. Nga ana tjetër, farat chia janë një përbërs jetësor për shëndetin sepse përbajnë acide yndyrore omega 3 dhe kalcium dhe shërbejnë si antioksidantë shumë të fuqishëm.

Përbërësit:
250 gr bollgur
50 gr fara chia
Pak lëng limoni
1 lugë çaji kanellë
500ml ujë ose qumësht

Përgatitja:
Kombinoni në një enë mesatare bollgurin, farat chia, lëngun e limonit dhe kanellën. Në fund shtoni qumështin ose ujin, varësisht dëshirës tuaj dhe përziejini derisa të përftoni një masë homogjene.

Vendosini në zjarr të ziejnë dhe pasi të vlojnë largojini dhe tranferojini në një tas. Hajini menjëherë sepse farat chia japin efekt më të madh kur konsumohen në këtë mënyrë./shije/

You may also like...

Leave a Reply