Home TE NDRYSHME Mediat italiane thonë se është mbesa e Enver Hoxhës, Anna Oxa me...

Mediat italiane thonë se është mbesa e Enver Hoxhës, Anna Oxa me ne fund tregon të vërtetën…

544
0

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Anna Oxa ka qenë e ftuar në rubrikën Tani mund të këndosh tek E Diela Shqiptare. Ajo jeton në Itali dhe gjithë karrierën e saj e ka zhvilluar po në këtë vend. E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse është e vërtetë që ajo është mbesa e Enver Hoxhës, sipas mediave italiane, Anna shprehet se është spekulim.

Ardit Gjebrea: Çfarë nuk kemi dëgjuar, që emri yt është Ilirjana, që je mbesa e Enver Hoxhës, cila është Anna e vërtetë?

Anna Oxa: Ti e di që një pjesë e medias në Itali, në vend që të informojnë, dezinformojnë. Sajon histori, sajon farefisin, nuk heton, nuk vëzhgon. Fakti është që unë nuk kam të bëj me aspak me këtë histori. Unë jam goca e Qazimit nga Kruja.

Ardit Gjebrea: Kur ke ardhur për herë të parë në 96-ën dhe kur ke thënë në skenë jam goca e Qazimit nga Kruja, e gjithë publiku uou.

Anna Oxa: Jam prezantuar kështu me historinë e vërtetë.

Ardit Gjebrea: Më kujtohet që kemi ardhur këtu bashkë dhe ke qenë e para femër që je futur në xhaminë e Krujës.

Anna Oxa: Po është e vërtetë, kam qenë femra e parë që kam hyrë në një xhami, pikërisht këtu ku është historia e familjes sime dhe historia e Shqipërisë. /tvklan.al