Home TE NDRYSHME “Më pëlqejnë meshkujt”, djali 10 vjeç rrihet dhe vritet nga e ëma

“Më pëlqejnë meshkujt”, djali 10 vjeç rrihet dhe vritet nga e ëma

44
0

Një fëmijë vetëm 10 vjeç nga Karolina e Jugut, u masakrua me grushte deri në vdekje nga nëna e tij. Arsyeja? I kishte rrëfyer se pëlqente meshkujt dhe kjo gjë kishte acaruar pafund të ëmën, Maxine Barron 28 vjeçe,

E reja e ndihmuar nga i dashuri, Kareem Ernesto Leiva, 32 vjeç, rrahu egërsisht të birin për ditë me radhë, deri sa i shkaktoi vdekjen. Ata akuzohen për tortura dhe vrasje me dashje dhe të premten e lënë pas u shpallën fajtor nga gjykata.

Skenat e dhunës së egër u panë edhe nga tetë fëmijët e tjerë të gruas, me moshë nga 11 muajsh deri në 12 vjeç. Për ditë me radhë Maxine dhe Kareem e rrahën të miturin me rrip dhe grushta, si dhe e lanë pa ushqim, duke e penguar që të shkonte në banjë.

Ndërkohë vëllezërit e tij, kishin për detyrë që të siguroheshin që Anthony të ishte gjatë gjithë kohës në gjunjë ose në këmbë.

“Në një moment vogëlushi nuk mund të ecte më, nuk kishte fuqi. E gjetëm, pa ndjenja, të shtrirë në dyshemenë e dhomës së gjumit, ndërsa nëna lajmëroi ndihmën e shpejtë duke thënë se kishte rënë nga shkallët”, sqaroi prokurori i kontest së Los Angeles, Jonathan Hatami në pretencën e dhënë në gjykatë.

Ai shtoi se kur e dërguan në spital ishte shumë vonë, pasi vogëlushi ndërroi jetë pak orë më vonë, për shkak se kishte pësuar traumë në kokë dhe hemorragji cerebrale, shkruan noa.al.

Nëna dhe i dashuri i saj ndodhen aktualisht në burg, ndërkohë që rrezikojnë përkatësisht 22 dhe 32 vite burg. Ndërkohë tetë fëmijët e tjerë ju besuan shërbimeve sociale.

Krimi i rëndë u shënua në prill të vitit 2016, ndërkohë që në javët në vijim pas kërkesës së prokurorisë, pritet që gjykata të japë dënimin. /a.y/noa.al