Më në fund, meteorologu thote lajme të mira për motin: Ja se si do të vijojnë temperaturat

Muaji qershor pritet te kete me pak reshje dhe 15 diteshi i dyte pritet qe temperaturat te ngrihen.

Akil Osmani metereologu ka thene se:”Ndërkohë sa i përket kësaj fundjave, Osmani tha se pritet që e shtuna të jetë me reshje, ndëkohë që të dielën moti do të jetë më i kthjellët, dhe me temperatura që do të shkojnë deri në 30 gradë, të favorshme edhe për plazh.

Kujtojmë se kjo do të jetë e diela e para tërësisht e lirë për të lëvizur dhe për të bërë plazh për shqiptarët, pas 3 muajve të pand emisë.

“15 ditëshi i dytë i këtij muaji do të sjellë temperatura më të larta se 30 gradë celsius, dhe do të ketë ditë më shumë me diell. Kushtet jo të qendrueshme vijnë nga masat ajrore që vijnë nga veriu i Europës, që janë disa gradë më të ulëta sesa normalja.

Kjo fundjavë pritet që të ketë prezencë të shirave gjatë ditës së shtunë, të dielën do të kemi një përmirësim të motit, ku reshjet do të spostohen kryesisht drejt zonave malore.