Home SHENDETI Maska magjike me 2 përbërës për një fytyrë si bebe

Maska magjike me 2 përbërës për një fytyrë si bebe

249
0

Maska magjike me 2 përbërës për një fytyrë si bebe
Kjo maske e bere ne shtepi i zhduk te gjitha problemet e fytyres, qe nga shenjat, aknet, rrudhat etj. Nuk eshte e nevojshme te bleni produkte super te shtrenjta bukurie. Ndonjehere mjafton te kombinosh perberesit e duhur dhe te arrini gjera te mrekullueshme per fytyren tuaj. E mira tjeter ne kete rast, eshte se maska qe do beni, do te jete natyrale dhe me vetem dy perberes qe gjenden kollaj (madje mund t’i keni ne kuzhine).
Sode buke + vaj kokosi

Produkti i fituar nga kombinimi i këtyre të dy përbërësve është tejet efektiv dhe kushton shumë pak para. Pervecse nje produkt natyral, eshte edhe i sigurt për çdo lloj lëkure.
Vaji i kokosit njihet për vetitë e veta antibakteriale dhe shëruese. Ndërsa soda e bukës është tejet e mirë për trajtimin e akneve dhe rikthimin e balancimit të pH të lëkurës. C’rregullimi i pH sjell probleme te tilla si aknet, lekure e thate dhe pika te zeza.
Por pervec ketyre soda e bukes ndihmon edhe ne uljen e skuqjeve te lekures dhe zvogelon poret e hapura.
Si pastrues fytyre
Te perdoresh vetem vajin e kokosit si pastrues per fytyren eshte nje ide shume e mire. Por te bashkosh edhe soden e bukes eshte edhe me mire, pasi ky kombinim jo vetem qe siguron pastrimin e lekures, por deperton thelle ne pore dhe parandalon aknet dhe pikat e zeza.
Si zevendesues i kremit hidratues
Ne ditet kur perdorni masken me sode buke dhe vaj kokosi, nuk keni nevoje te perdorni krem hidratues. Vaji i kokosit do ta mbaje te bute fytyren tuaj si lekura e nje bebeje.
Si pergatitet receta magjike
Perberesit:
-2 luge caji vaj kokosi
-1 luge caji sode buke
Menyra e pergatitjes: Perzieni te dy perberesit ne nje tas, duke pergatitur receten vetem per nje perdorim. Sigurohuni qe te formohet nje paste dhe me pas aplikojeni ne lekure me levizje rrethore. Lereni ne fytyre per 5 minuta, me pas shpelajeni me uje te ngrohte. Nderkohe qe e shpelani fytyren, masazhojeni lekuren me levizje rrethore edhe nje here. Thani fytyren me nje peshqir te paster. Bejeni kete maske vetem 2 here ne jave.

(Visited 1,841 times, 1 visits today)