Luana Vjollca pranon për herë të parë ndërhyrjet estetike dhe tregon arsyen pse i ka bërë

0
162

Prezantuesja Luana Vjollca mbrëmjen e djeshme ka publikuar një video nga projekti i saj i radhës, ku ndër të tjera ka rrëfyer se ka qenë e bullizuar. Në këtë projekt ajo do të tregojë disa nga eksperiencat e saj personale dhe në episodin e sotëm u ndal te operacionet plastike, për të cilat tha se i ka bërë pasi është bullizuar për fizikun që ka.

“Siç ka ndodhur edhe në pamjen e jashtme, në të cilën diskutohem më shumë. Sepse të vënë në një lloj presioni që ti kur je e dobët quhesh anoreksike. Sepse të thonë je shumë e e dobët, je shumë e dobët dhe me nënkuptim ajo je shumë e dobët do të thotë je shumë e shëmtuar.

Kështu që në presionin e saj ti mundohesh të shtosh disa kile, që t’ua plotësosh dëshirën mos të jesh anoreksike, por më pas ti quhesh je shumë e bërë. Edhe ti do që të jesh ajo perfektja dhe e lëviz pak portetin tënd, e prek pak buzën tënde, e rregullohen pak vetullën edhe sot quhesh thjesht plastikë e silikon,” tha Luana