Gjykata e Vlorës ka dhënë ditën e sotme masën e dënimit “arrest në burg” për Ritvan Zykajn, autorin e masakrës së Selenicës.
Mbi 15 avokatë refuzuan që të mbronin 24-vjeçarin, i cili u dërgua në gjykatë me masa të forta sigurie.
Zykaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësues të më shumë se dy personave.
Ai vrau me kallashnikov disa ditë më parë tetë kushërinjtë e tij për motive të dobëta.
Menjëherë pas kryerjes së krimit, 24-vjeçari u largua nga vendngjarja për t’u kapur nga policia 12 orë pas kryerjes së krimit.
Zykaj tashmë do të mbahet mend gjatë si “monstra i Selenicës”, pasi prej dekadash në vend nuk kishte ndodhur një ngjarje kaq makabre.