Lajmi i fundit/ Njoftim i rëndësishëm, OSHEE paralajmëron nderprerje të energjisë elektrike në këto zona

OSHEE ka bërë me dije përmes një njoftimi publik se gjatë ditës së nesërme, për shkak të punimeve që pritet të kryhen në Nënstacionin e Farkës, do të ketë stakim të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

Njoftim për abonentët Tiranë:

Stakim, 29 maj

Për shkak të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër do të punohet në një nga kabinat e NST Farkë gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht Sauk i Ri dhe të gjithë bizneset në segmentin e rrugës së Elbasanit, nga Shkolla e Policise deri te zona e quajtur ( Karburanti i vjeter ) gjithashtu pa energji do te jene pjeserisht dhe rruget e meposhtme:

Rruga “Enver Preza”, rruga “Shaqir Palushi” ,rruga “Ramazan Bregu, rruga “Grigor Gjika”, rruga “Arif Hasko”, rruga “Hamide Dalipi”

Rruga “Selim Jegeni”, rruga “Danish Jukniu”