11 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi diten e djeshme dhe ky eshte nje lajm i mire.
Ja cfare shkruan kryeministri i Shqiperise Edi Rama:
“Lajm i mirë: 11 të shëruar sot”, deklaroi Kryeministri në orët e para të kësaj të enjteje.
Me 11 të shëruarit e sotëm ka shkuar në 165 totali i personave të shëruar nga COVID-19 në vendin tonë dhe ky numer do rritet cdo dite dhe eshte nje lajm plote shprese..
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.