LAJM I FUNDIT/ Rama harrοn zgjεdhjet, jep lαjmin e rëndësishëm

0
566

Në një kohë kur e gjithë Shqipëria është në ethet e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Kryeministri Edi Rama gjen kohë të zhvendosë vëmendjen e publikut te vaksinat.

Kryeministri shkruan në Facebok se 8190 vaksina të tjera Pfizer mbrritën sonte në vendin tonë, duke shtuar se vaksinimi do vazhdojë me ritëm të lartë. “8190 vaksina të tjera Pfizer mbrritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë”, shkruan Rama.

Rikujtojmë se prej mbrëmjes së djeshme vijon numërimi i votave të zgjedhjeve të 25 prillit. Teksa gjysma e kutive janë hapur dhe numëruar votat, PS-ja udhëheq me 48.84%, ndjekur nga PD me 39.25 dhe LSI me 6.82.