LAJM I FUNDIT/ Komiteti Teknik ndryshon masat kufizuese për Shqipërinë, njihuni me rregullat e reja

Ndryshon ora policore, rikthehen fluturimet me Britaninë e Madhe. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur vendimet e reja.

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi se kufizimet për aktivitet dhe lëvizjet do të jenë në orën 22:00- 06:00 dhe gjithashtu do të rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe.

Manastirliu: Viti i fundit ka qenë një vit mjaft sfidues për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor. Vlerësojmë që këshillat e Komitetit të Ekspertëve kanë qënë ato të duhurat.

Kemi vijuar të marrim vendime për uljen e rasteve të reja.

Masat tona kanë qenë të një natyre të shënjestruar, por këto masa kanë bërë që ne të shmangim rritjen e kurbës së infektimeve dhe ngarkesën e sistemit shëndetësor.

Jemi falenderues nda qytetarëve dhe biznesit për respektimin e masave. Jemi duke monitoruar situatën dhe për sa kohë viruesi është prezent duhet të jemi vigjilent dhe të vijojmë respektimin e masave. Po ecim me ritme të shpejta në procesin e vaksinimit, ku tashmë më shumë se 192 mijë pensionistë janë vaksinuar.

Jemi të vendosur për arritjen e objektivit për 500 mijë vaksinime deri në maj.

Situata epidemiologjike shfaqet e qëndrueshme me një rënie të incidencës, kemi një rënie të shtrimeve të spitale. Prej 4 ditësh kemi mbylljen e spitalit COVId4.

Në vlerësim të situatës së 6 muajve të fundit nga Komiteti i Ekspertëve dhe planit të vaksimit masiv, sot ka vendosur të marrë disa masa të reja.

Komiteti ka vendosur të zgjat fashën orare të lëvizjes policore, nga ora 20:00 në orën 22:00. Zgjatja e fashës së orarit vlen dhe për baret dhe restorantet por duke respektuar masat. Kjo masë fillon nga dita e hënë për një periushë 2 javore.