Kur permiresohet situata e pandemise ne vendin tone, Pipero zbulon kur pritet ndryshimi

Me ndryshimin e motit rritjen e temperaturave dhe frekuentimin e ambienteve të hapura nga ana e njerzve, Pipero thotë se situata pritet të ndryshojë në mes të marsit. “Deri nga gjysma e marsit numri do të jetë në këto nivele, edhe më i lartë, besoj unë”, thotë mjeku.

I pyetur nëse duhen ashpërsuar masat antiCovid, Pipero ka vendosur të presë vlerësimin e komitetit teknik. Ndërsa qytetarëve u bën thirrje të respektojnë masat në fuqi. “Përpara se të shkojmë të shtrëngimi i masave, të respektojmë masat. Doemos të vendosim maskën kur hipin në transportin publik, edhe në shkolla të respektohen masat e higjienës”.

Në këtë periudhë, spitalet Covid janë të mbingarkuar për shkak të fluksit të lartë të shtrimeve. Mjeku i spitalit infektiv tregon se nuk mungojnë as pacientët në moshë të re, mbi 23 vjeç, të cilët kalojnë forma të renda për shkak të ngarkesës së lartë të virusit.