Kur merr fund pandemia, flet Dr Pëllumb Pipero: Vaksina jo me detyrim, por..

Doktori i njohur Pellumb Pipero ka ber nje deklarate se fundmi ku thote se pandemia ka per te na shoqeruar edhe per nje vit e gjysem akoma.

Por gjithsesi ne fillim te vitit tjeter sipas tij do te kete nje vaksine te re te COVID-19 qe bashke me masat parandaluese do te mund te mbaje nen kontroll perhapjen e virusit e te infektimeve.

Infeksionisti i njohur u shpreh po ashtu kunder perdorimit te forces ne vaksinimin e qytetareve edhe pse grupe te tilla si mjeket e mesuesit, sipas tij duhen rekomanduar ta bejne vaksinen e re.

Gjate bisedes ai ka thene se tani edhe 7 dite mbrojtjeje mjaftojne.

“Masat karantinuese nuk i rekomandojmë më 14 ditë. 7 ditë janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur. Kjo pandemi do na shoqërojë edhe së paku 1 vit e gjysëm. Besoj që në fillim të vitit që vjen do të kemi edhe një vaksinë, që do të mundësojë vënien nën kontroll më shpejt të virusit. Vaksina është zgjidhje e qëndrueshme. Jam kundër përdorimit të forcës për të bërë vaksinën. Por disa grupe qytetarësh si mjekët apo mësuesit janë të rekomanduar që ta bëjnë. Ankthi është aleati më i madh i këtij virusi dhe përjetimi me ankth e agravon virusin”, tha ndër të tjera mjeku.