Home TE NDRYSHME Kthehet përmbys skena e krimit/ 31-vjeçari vdiq me automatik në dorë, ja...

Kthehet përmbys skena e krimit/ 31-vjeçari vdiq me automatik në dorë, ja çfarë u gjet

104
0

Policia e Shtetit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe SHÇBA kanë lëshuar nëj deklaratë hetimore mbi vdekjen e gardistit 31-vjeçar Shkëlzen Qordja.

I riu mbante detyrën funksionale të shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në vendin e ngjarjes janë gjendur 3 gëzhoja nga një automatik tip “MP5”, i cili gjet në dorën e djathtë të viktimës me leva ndërrimi në pozicionin “qitje breshëri”.

Nga këqyrja paraprake, në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se viktima ka shërbyer prej 15 vjetësh si shoferi i tij.

“Efektiv i gardës me detyrë shofer i Ministrit te Brendshëm” bëjnë me dije burimet.

Qordja u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm nga kolegët e tij, rreth orës 09:30 në një makinë në garazhin e Gardës së Republikës.

Një detaj i ri i zbuluar së fundmi është se garazhi për mjetet e ministrisë u gjet i mbyllur nga brenda.

Ministria e Brendshme sqaroi zyrtarisht se viktima nuk ka qenë i pezulluar nga detyra, pasi një nga pistat e dyshuara nga policia ishte ajo e vetëvrasjes.

DEKLARATA E PLOTË

Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.

Nga këqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.

I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.